Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

OVL-UÇK kujton dëshmorët e rënë në korrik: Sakrifica e tyre është amanet për brezat

OVL-UÇK kujton dëshmorët e rënë në korrik: Sakrifica e tyre është amanet për brezat

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka përkujtuar dëshmorët e rënë gjatë muajit korrik, një periudhë që përfaqëson një nga kapitujt më të dhimbshëm të luftës çlirimtare në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, organizata nderoi me respekt të veçantë ata që ranë për lirinë e vendit. Ata theksuan se sakrifica e këtyre individëve mbetet themel i shtetit dhe frymëzim për brezat që do të vijnë.

“Muaji korrik mbetet një nga muajt më të përgjakshëm të luftës sonë çlirimtare. Dëshmorët e rënë gjatë këtij muaji janë baza e lirisë sonë, duke demonstruar se atdheu mbronet vetëm me guxim, përkushtim dhe flijim,” u shprehën nga OVL-UÇK.

<

Në nderim të këtij kujtimi, organizata publikoi emrat e dhjetëra dëshmorëve që ranë gjatë korrikut në periudha të ndryshme të luftës, duke theksuar se kujtimi për ta do të mbetet i përhershëm.

“Me nderimin më të thellë, përulemi para veprës së tyre të pavdekshme dhe kujtojmë me krenari secilin prej tyre,” shtohet në postim, ku renditen emrat e dëshmorëve.

OVL-UÇK e përfundon mesazhin e saj me një homazh për të gjithë të rënët, duke theksuar se vepra dhe flijimi i tyre nuk do të harrohen. “Sakrifica e tyre është amanet për brezat dhe dritë udhërrëfyese për të ardhmen. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit, ata nuk do të harrohen kurrë!” përfundon deklarata e organizatës.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement