Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Osman Azemi i nënshtrohet operimit të 10-të, vazhdon beteja për rikuperim

Osman Azemi po vazhdon sfidën e tij të vështirë drejt rikuperimit, ndërsa së fundmi ka bërë të ditur se i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje tjetër kirurgjikale.

Aktori i njohur shqiptar publikoi një fotografi nga ambientet spitalore, ku tregoi se kjo është ndërhyrja e tij e 10-të që prej aksidentit të rëndë që pësoi në prill të vitit 2025.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Përmes postimit në rrjetet sociale, Osmani la të kuptohet se rruga e rikuperimit vazhdon ende dhe se sfidat për shëndetin e tij nuk kanë përfunduar.

“Kjo është hera e 10-të”, shkroi ai krahas fotografisë së publikuar nga spitali, duke prekur ndjekësit dhe miqtë e tij që menjëherë nisën mesazhet mbështetëse.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Që nga aksidenti i rëndë që tronditi publikun vitin e kaluar, aktori ka kaluar një periudhë të vështirë me trajtime dhe operime të shumta, ndërsa vazhdon të marrë mbështetje të madhe nga fansat dhe kolegët.

Ndjekësit kanë reaguar me urime për shërim sa më të shpejtë, duke i dhënë forcë aktorit në betejën e tij drejt rikuperimit të plotë.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement