Platforma “Liria ka Emër” njofton se nesër do të organizojë aktivitetin “Ora e Pritjes” në sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë.
Sipas njoftimit për media, “Liria ka Emër” do të vendosë një ekran gjigant me një numërim të praphtë, duke filluar 25 ditë para datës 16 shtator. Kjo datë është e rëndësishme pasi pritet të shpallet vendimi final për krerët e UÇK-së në Hagë.
Aktiviteti pritet të mbledhë artistë të njohur dhe personalitete të rëndësishme. Ngjarja do të fillojë në orën 10:00.



















You must be logged in to post a comment Login