Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka realizuar nga data 8 deri më 12 qershor 2026, planin operativ të quajtur “Ditët e Veprimit të Përbashkët JAD Global Chain 2026”. Ky plan ka pasur aktivitete të koordinuara me institucione ndërkombëtare si EUROPOL, INTERPOL dhe FRONTEX.
Në kuadër të aktivitetit, janë realizuar disa operacione:
– Identifikimi i fëmijëve në rrugë dhe qendra tregtare si viktima të mundshme të trafikimit.
– Operacione të përbashkëta me inspektorë të Ministrisë për Industrinë dhe Tregtinë (MINT), Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Inspektorëve të Punës për të kontrolluar lokale të muzikës live.
– Kontrolli i Qendrave të Masazhit në bashkëpunim me po të njëjtat institucione.
– Plani taktik lidhur me Eskorta.
Për realizimin e këtij plani, janë angazhuar njësitë mbështetëse policore, duke përfshirë Departamentin e Kufirit, Njësitë Speciale dhe zyrtarë nga Drejtoritë Rajonale të Policisë. Gjithashtu, bashkëpunimi ndërinstitucional ka përfshirë inspektorë nga institucione të ndryshme.
Rezultatet nga këto operacione përfshijnë:
– Inspektimin e 59 lokaleve të muzikës live në të gjithë territorin e Kosovës, ku janë identifikuar 420 persona, përfshirë 317 femra dhe 109 meshkuj. Nga këta, 186 janë shtetas të Kosovës, ndërsa 234 janë të huaj.
– Gjatë inspektimeve, 6 lokale janë gjetur të mbyllura, dhe 9 të tjera janë mbyllur për shkelje administrative.
– Inspektimi i 62 Qendrave të Masazhit rezultoi në identifikimin e 104 personave, prej të cilëve 89 femra. Ndër këto, 10 qendra janë mbyllur për shkelje administrative.
– Gjatë këtij plani, nuk është identifikuar asnjë rast i trafikimit me njerëz.
– Janë evidentuar 7 raste, me arrestimin e 7 femrave, nga të cilat 4 janë shtetase të Shqipërisë. Rasti përfshinte fëmijë që kërkonin lëmoshë, për të cilët janë initiuar hetime për dyshimin e keqtrajtimit.
– Janë evidentuar gjithashtu 4 raste të prostitucionit, me arrestimin e 8 personave, përfshirë 4 meshkuj shqiptarë dhe 4 femra të huaja.
Gjatë gjithë operacioneve, punëtoret e identifikuara në lokale të muzikës, Qendra Masazhi dhe Eskorta janë pyetur për ndonjë rast shfrytëzimi, por nuk ka pasur raportime për viktima.
Be the first to comment