Një operacion i gjerë kundër kultivimit të drogës u realizua këtë të martë në Krujë.
Policia shqiptare ka bërë të ditur se gjatë këtij operacioni janë evidentuar dhe asgjësuar një numër të konsiderueshëm fidanësh dhe bimësh narkotike kanabis, përmes djegies së tyre.
Sipas njoftimit, operacioni, në të cilin po përdoren dronë të avancuar, ka përfshirë territorin e fshatrave të njësisë administrative Cudhi. Ai pritet të vijojë edhe në ditët në vijim në fshatra të tjerë të rrethit Krujë.
Përveç kësaj, shërbimet e Policisë kanë intensifikuar kontrollet në ambiente të mbyllura, ku dyshohet se mund të kultivohen bimë narkotike me ndihmën e llambave.
Grupet e posaçme hetimore po kryejnë veprime në terren, nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj veprimtarie.



















You must be logged in to post a comment Login