Olta Gixhari duket se po i kushton një vëmendje të madhe transformimit të saj fizik. Aktorja është duke kaluar orë të tëra në palestër, me qëllimin për të mbajtur linjat e saj në formë.
Së fundmi, ajo ka ndarë një video nga stërvitja e saj, ku shfaqet plot energji dhe vetëbesim. Me paraqitjen e saj sportive, Olta ka arritur të tërheqë menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
E njohur për stilin e saj provokues dhe elegancën, aktorja provon edhe një herë se di të qëndrojë në qendër të vëmendjes, edhe teksa ushtron.
Videoja ka marrë shumë komente në rrjetet sociale, me fansat që kanë shprehur komplimente për format e saj dhe përkushtimin ndaj një jetese aktive.
Be the first to comment