Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Olta Gixhari “rreshton” futbollistët, kë do të zgjidhte për një skenë të nxehtë

Olta Gixhari “rreshton” futbollistët, kë do të zgjidhte për një skenë të nxehtë

Kur bëhet fjalë për ngjarjet e showbizz-it, Olta Gixhari gjithmonë arrin të tërheqë vëmendjen. E ftuar në emisionin “Kampionët e Botës” në Tv Klan, aktorja e njohur kreu një analizë të veçantë të botës së futbollit, duke lidhur yjet e fushës me kinematografinë.

Gjatë një “quiz-i” me moderatoren Marina Vjollca, Olta ndau preferencat e saj mbi figura të njohura të futbollit. Ajo u pyet se kush ishte regjisori më i mirë dhe cilin futbollist do të zgjidhte për skena intime në film.

Moderatori Marina Vjollca i tha Olta-s: “Ti je një yll në kinematografi.” Ndërsa Olta e falënderoi për komplimentet.

<

Marina e kërkoi mendimin e saj në lidhje me dy trajnerët e njohur, Ancelotti dhe Nagelsmann. Olta u përgjigj se Ancelotti është pa dyshim më i madhi. Po ashtu, kur u pyet se cilin do të zgjidhte për një film romantik – Neuer apo Neymar – ajo theksoi se Neuer ka një figurë shumë familjare të konsoliduar, ndërsa Neymar është shumë misterios për një histori romantike.

Përsa i përket partnerit ideal, ajo u ndal te Modric, duke thënë se ai do të ishte burri ideal për një film familjar. Në një pyetje mbi një reality show, Olta vlerësoi se Mbappe do të kishte më shumë mundësi për të fituar për shkak të përvojës së tij.

Kur u pyet për një film me skena të nxehta, ajo zgjodhi Bellingham, dhe për një film mbi jetën e saj, tha se do të preferonte të fuste dy emra të njohur si Loriku dhe Graniti, të cilët përfaqësojnë Shqipërinë në futboll.

Duke qeshur, ajo shtoi se nëse do të realizonte një film me një buxhet të madh, do të merrte të dy futbollistët.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement