Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Olta Gixhari hap zemrën për dashurinë: Kam pasur fat

“Kam pasur fat”, Olta Gixhari flet për historinë e saj të dashurisë

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, ka ndarë një detaj të veçantë nga jeta e saj personale në rrjetet sociale, duke folur për marrëdhënien me bashkëshortin, Dorin.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit, ajo iu përgjigj disa pyetjeve, përfshirë një që merrej me historinë e saj të dashurisë dhe jetën në çift. E pyetur se si do ta përshkruante marrëdhënien me partnerin, Olta theksoi në mënyrë të shkurtër, por domethënëse: “Kam pasur fat.”

Kjo përgjigje sugjeron se aktorja e konsideron veten me fat për partnerin që ka dhe për familjen që kanë ndërtuar së bashku.

<

Ndërkohë, Olta ka zgjedhur ta mbajë jetën private larg vëmendjes publike, megjithëse herë pas here ndan me ndjekësit momentet nga përditshmëria dhe familja e saj. Ajo dhe Dori janë prindër të dy djemve, ndërsa së fundmi, aktorja po i kushton më shumë kohë familjes, duke qëndruar larg projekteve televizive.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement