Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Ola “përballet” me vjehrrin në Gjakovë, ndërhyn menjëherë Adioni

Ferma VIP duket se nuk ka përfunduar vetëm me spektaklin televiziv për Ola dhe Adioni, pasi dyshja po vazhdojnë romancën edhe jashtë kamerave.

Çifti po kalon kohë së bashku pas përfundimit të formatit, ndërsa së fundmi Ola ka udhëtuar drejt Gjakovës për të qëndruar pranë familjes së Adionit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ka qenë vetë Adioni ai që ka publikuar disa momente interesante në rrjetet sociale, ku Ola shihet në një “përballje” plot humor me babanë e tij.

Në fotografitë e ndara, Ola dhe vjehrri shfaqen duke bërë shaka dhe duke “thumbuar” njëri-tjetrin në atmosferë mjaft të afërt e familjare, ndërsa në fund gjithçka mbyllet me të qeshura dhe momente miqësore.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Pamjet kanë marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë komentuar raportin e ngrohtë që Ola duket se ka krijuar me familjen e partnerit të saj.

Nga ajo që shihet në postimet e fundit, marrëdhënia mes Olës dhe Adionit duket se po bëhet gjithnjë e më serioze edhe pas “Ferma VIP”.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement