Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

OKB nis evakuimin nga Hormuzi për 11,000 detarë të bllokuar

OKB nis evakuimin nga Hormuzi për 11,000 detarë të bllokuar

Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) e OKB-së njoftoi se do të fillojë një operacion për evakuimin e më shumë se 11,000 detarëve të bllokuar në Gjirin Persik, pas rihapjes së Ngushticës së Hormuzit. Ky hap vjen si rezultat i një marrëveshjeje paqeje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, e cila i dha fund një konflikti disa mujor dhe mundësoi rifillimin e transportit detar komercial përmes kësaj ngushtice, një prej rrugëve më të rëndësishme detarë në botë.

Sekretari i Përgjithshëm i IMO-s, Arsenio Dominguez, shpalli se evakuimi do të zhvillohet në bashkëpunim me vendet e rajonit dhe me industrinë e transportit detar. Ai theksoi se “ky operacion në shkallë të gjerë do të kryhet në koordinim të ngushtë me Iranin, Omanin, të gjitha shtetet bregdetare, Shtetet e Bashkuara dhe industrinë detare”.

Dominguez shtoi se janë siguruar garancitë e nevojshme të sigurisë dhe kushtet për lundrim të sigurt për të mbështetur këto operacione.

<

Irani kishte mbyllur de facto Ngushticën e Hormuzit pas shpërthimit të luftës më 28 shkurt, e cila pasoi sulmet amerikane dhe izraelite. Kjo ndërprerje kishte çuar në rritjen e çmimeve globale të naftës dhe kishte ndikuar në dërgesat e energjisë dhe mallrave të tjera, duke lënë mijëra marinarë të bllokuar.

Marrëveshja SHBA-Iran ka sjellë një rritje të trafikut detar. Sipas të dhënave nga platforma analitike e transportit detar Kpler, të paktën 36 anije mallrash kaluan përmes Ngushticës së Hormuzit të hënën, duke shënuar nivelin më të lartë të trafikut që nga fillimi i luftës.

IMO gjithashtu informoi se dy rrugë të përkohshme do të përdoren gjatë evakuimit dhe se anijet do të marrin udhëzime individuale. Dominguez e vlerësoi marrëveshjen mes Uashingtonit dhe Teheranit, duke thënë se ajo përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rivendosjes së sigurisë detare dhe dhënies fund të sulmeve ndaj anijeve civile.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement