Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Oficeri i FSK-së përfundon me sukses Kolegjin e ushtrisë amerikane në Gjermani

Oficeri i FSK-së përfundon me sukses Kolegjin e ushtrisë amerikane në Gjermani

Major Getoar Rexhepi ka përfunduar me sukses Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm pranë Detaçmentit të 7-të ILE të Ushtrisë Amerikane në Gjermani.

Forca e Sigurisë së Kosovës, përmes një postimi në Facebook, njoftoi se programi CGSC ILE ofron arsimim profesional ushtarak. Qëllimi i këtij programi është përgatitja e oficerëve të gradave të mesme për detyra udhëheqëse, komanduese dhe të shtabit në nivelet operacional dhe strategjik.

Sipas njoftimit, ky program ndihmon në zhvillimin e aftësive profesionale për planifikim, vendimmarrje dhe udhëheqje në mjedise komplekse të sigurisë. Ai gjithashtu forcon aftësinë për të vepruar në kuadër të operacioneve të përbashkëta, shumëkombëshe dhe ndërinstitucionale.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement