Temperaturat e larta gjatë verës kanë ndikime të rëndësishme në shëndetin fizik dhe psikologjik të fëmijëve. Ato mund të shkaktojnë lodhje dhe të ndikojnë në mënyrën se si ata përpiqen të menaxhojnë emocionet.
Ndryshimet në rutinë gjatë pushimeve, mungesa e gjumit dhe qëndrimi i gjatë para ekraneve kontribuojne në rritjen e irritimit, ankthit dhe vështirësive emocionale.
Psikologia nga Shqipëria, Marsela Lekli, ndau mendimet e saj në Programin e Mëngjesit në Klan Kosova mbi këtë çështje. Ajo diskutoi ndikimin që kanë këto faktorë në shëndetin mendor të fëmijëve dhe shenjat që mund të shfaqen.
Lekli theksoi se komunikimi midis fëmijëve dhe prindërve shpesh është i kufizuar dhe jo i hapur, duke e bërë të vështirë menaxhimin e situatave. Ajo rekomandon qasje të drejtpërdrejtë për të sqaruar se çfarë po ndodh, duke marrë parasysh temperaturat e larta dhe kufizimet e lëvizjes.
Gjithashtu, ajo identifikoi disa çrregullime që mund të ndodhin si pasojë e nxehtësisë, duke përfshirë çrregullimet e sjelljes, probleme emocionale dhe pagjumësi. Këto mund të shoqërohen me shpërthime të papritura në sjellje.
Be the first to comment