Infertiliteti te meshkujt ishte temë diskutimi në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ku gazetarja Paulina Nushi trajtoi ndryshimet në perceptimet shoqërore rreth pamundësisë për të pasur fëmijë.
Nushi theksoi se për një kohë të gjatë në shoqëri ka mbizotëruar ideja se problemi i infertilitetit lidhej kryesisht me gratë. Sidoqoftë, sot po shpërthehet një diskurs më i hapur mbi faktorët që ndikojnë te meshkujt.
“Na thonë s’po bëni fëmijë, a problemin e ka burri. Kohët e fundit është thyer pak ideja se vetëm gratë nuk munden me lind. Në të kaluarën e dimë se si ka funksionuar shoqëria. Asnjëherë nuk është pranuar që problemi mund të jetë te burrat,” deklaroi Nushi.
Ajo gjithashtu nënvizoi se statistikat tregojnë një rritje të rasteve të infertilitetit te meshkujt dhe bëri thirrje për një qasje të hapur ndaj kësaj çështjeje, pa paragjykime.
“Ta kemi të qartë, këtu nuk është fajtor askush,” u shpreh ajo.
Be the first to comment