70% e votave për deputetë janë numëruar deri tani, dhe rezultatet janë publikuar në webfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Të dhënat përfshijnë 1,751 vendvotime nga 2,498 gjithsej. Sipas rezultateve të deritanishme, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka marrë mbi 166 mijë vota. Ndërsa, Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka marrë mbi 82 mijë vota. E ndjekur nga Vjosa Osmani e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me rreth 50 mijë vota, dhe Ardian Gjini i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me mbi 21 mijë vota.
Më poshtë janë katër kandidatët më të votuar nga secila parti:
Vetëvendosje (VV):
- Albin Kurti – 166,512 vota
- Glauk Konjufca – 130,757 vota
- Albulena Haxhiu – 75,854 vota
- Hekuran Murati – 65,776 vota
Partia Demokratike e Kosovës (PDK):
- Bedri Hamza – 82,237 vota
- Përparim Gruda – 51,171 vota
- Arian Tahiri – 44,530 vota
- Uran Ismaili – 39,910 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK):
- Vjosa Osmani Sadriu – 54,825 vota
- Lumir Abdixhiku – 49,635 vota
- Doarsa Kica Xhelili – 38,397 vota
- Hykmete Bajrami – 30,265 vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK):
- Ardian Gjini – 29,119 vota
- Ramush Haradinaj – 26,224 vota
- Daut Haradinaj – 20,016 vota
- Besnik Tahiri – 17,213 vota
Votimet po vazhdojnë të monitorohen me kujdes, ndërsa rezultatet pritet të përditësohen në vazhdimësi.















You must be logged in to post a comment Login