Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të votave të ardhura me postë.
Sipas të dhënave të deritanishme, nga 12 vendvotime të numëruara prej gjithsej 57, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson me 2839 vota, ose 67.98%.
Pas LVV-së, pozitë të dytë mban Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 758 vota, ekuivalente me 18.15%. Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 292 vota (6.99%) dhe Aleanca me 220 vota (5.27%).
Procesi i numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike ka përfunduar, me LVV-në që ka marrë 83.28% të votave, ndërsa PDK-ja 7.13%, LDK-ja 6.60% dhe Aleanca 2.06%.
Sipas rezultateve preliminare, LVV fiton 50 ulëse në Kuvend me 44.36% apo 318,755 vota.
PDK e ndiqte me 23 mandate të fituara, që përbën 20.66% me 148,493 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me 19 ulëse, ose 17.20% me 123,579 vota. Aleanca ka arritur të fitojë tetë deputetë me 7.03% ose 50,507 vota.
Vlen të theksohet se ende nuk janë numëruar votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, proces i cili nuk ka filluar akoma.
Rezultatet në kohë reale mund të gjenden të përmbledhura në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) duke klikuar KËTU.



















You must be logged in to post a comment Login