Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nuk reagoi në kohë për protestën, Bora Zemani e “pëson keq” nga populli shqiptar

ShowBiz

Nuk reagoi në kohë për protestën, Bora Zemani e “pëson keq” nga populli shqiptar

Heshtja fillestare e moderatores Bora Zemani në lidhje me protestat e qytetarëve dhe aktivistëve kundër projektit të Ivanka Trump në Zvërnec dhe Sazan ka shkaktuar reagime të ashpra në rrjetet sociale.

Pas kërkesave publike për qëndrim nga figura të njohura, mosreagimi i menjëhershëm i moderatores ka sjellë një revoltë të fortë nga ndjekësit. Brenda disa ditësh, llogaria e saj zyrtare ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke humbur mbi 16 mijë ndjekës. Kjo situatë pasqyron pakënaqësinë e fansave ndaj indiferencës së treguar për një çështje kaq të ndjeshme që prek pasuritë natyrore dhe kombëtare të vendit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Megjithëse më vonë Bora Zemani e ka bërë të qartë se është e nevojshme të kërkohet transparencë dhe zhvillimi duhet të shkojë paralelisht me ruajtjen e identitetit dhe historisë, ky reagim ka ardhur me vonesë për shumë në publik. Kjo është reflektuar në rënien e numrit të ndjekësve në profilin e saj.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement