Modelja e njohur Jori Delli ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetin social TikTok, këtë herë me një video tërheqëse në shoqërinë e babait të saj. Të dy vendosën të provojnë trendin e njohur të iniciuar nga këngëtarja Dua Lipa, kombinimin e pijeve Coca-Cola me lëng trangujsh turshi dhe speca djegës.
Eksperimenti filloi si një aventurë e çuditshme, por përfundoi në një mënyrë surprizë. Ata shfaqen duke shijuar kombinimin dhe mbetën të befasuar, pasi shija rezultoi mjaft e pëlqyeshme për ta.
Jori e shoqëroi këtë moment humoristik me mbishkrimin: “Nuk qenka keq ‘koka-kola’ e Dua Lipës!” Kjo marrëdhënie e ngushtë midis modeles dhe të atin, së bashku me sportivitetin e tyre në rrjetet sociale, vazhdojnë të ofrojnë momente të mira për publikun.
Be the first to comment