Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Nuk pres ndryshim”, qytetari nga Vitia i zhgënjyer nga zgjedhjet (VIDEO)

“Nuk pres ndryshim”, qytetari nga Vitia i zhgënjyer nga zgjedhjet (VIDEO)

Në Radivojcë të Vitisë, fluksi i qytetarëve për të ushtruar të drejtën e votës është më i ulët krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit të kaluar.

Edhe ata votues që kanë vizituar këtë qendër votimi, nuk kanë ndjenja shumë optimiste për këto zgjedhje, raporton Klankosova.tv.

Një qytetar, i intervistuar nga gazetarja Endrita Bajrami, ndau mendimin e tij dhe tha se pret rezultate të ngjashme me ato të zgjedhjeve të kaluara. Ai shprehu dyshimin e tij mbi mundësinë e ndonjë ndryshimi në situatën aktuale.

“Po si gjithherë, në ndryshim nuk besoj,” tha ai për Klan Kosovën.

Kur u pyet nëse beson se do të ketë zgjedhje sërish, ai nënvizoi se në garë janë të njëjtit persona dhe shprehu besimin se votuesit do të dalin përsëri për të votuar.

“Mendoj që për pushtet, ne jemi të mësuar, nuk pres ndryshim,” përfundoi ai.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement