Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Armela Hyseni, ka qënë e ftuar së fundmi në emisionin “She’s On Air” në Top Albania, ku ka ndarë përvoja mbi ngacmimet që merr nga futbollistët dhe rivalitetin mes vajzave në televizion.
Armela shprehu se ka refuzuar projekte për shkak të pagesës së ulët. Ajo theksoi se edhe kur ofrohen projekte me pagesë të mirë, nëse ato nuk i përshtaten, ajo preferon të mos angazhohet.
Gjatë intervistës, ajo u pyet nëse ka ndodhur ndonjëherë që të refuzojë një projekt për shkak të pagesës. Ajo përgjigjet se ka ndodhur shumë herë dhe se për pagesa të ulëta, nuk e ndien veten të motivuar të angazhohet.
Në rastet kur ofrohen pagesa të mira, por lloji i projektit nuk i përshtatet, Armela është e qartë: “Absolutisht, nuk mund të bëj për shembull gjëra ‘topless’”.



















You must be logged in to post a comment Login