Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur se nuk do të ketë hakmarrje ndaj askujt pas ngjarjeve të fundit brenda partisë.
Pas zhvillimeve në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së, Abdixhiku e theksoi besimin e tij se iniciativa për shkarkimin e tij ka qenë e pavend dhe në kundërshtim me vullnetin e anëtarësisë.
Ai deklaroi: “Nuk kam fjalë të këqija për askënd. Iu uroj punë të mbarë në komunat e tyre. Hakmarrje nuk kam për askënd. Besoj se iniciativa ka qenë e pavend dhe në kundërshtim me vullnetin e anëtarësisë së LDK-së. Nuk kam pasur asgjë tjetër përveç bindjeve të mia.”
Duke komentuar ata që kishin kërkuar shkarkimin e tij, ai shtoi se të gjithë duhet të vazhdojnë të punojnë dhe theksoi rëndësinë e angazhimit për shërbimin e qytetarëve.
“Uroj punë të mbarë aty ku e kanë punën, sepse qytetarët kanë nevojë për angazhimin e tyre,” përfundoi Abdixhiku.
Be the first to comment