Një person është arrestuar mbrëmjen e së premtes në Skenderaj, nën akuzën se ka shkelur urdhrat e zyrtarëve policorë dhe që më pas ka sulmuar fizikisht ata.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur rreth orës 20:00.
Si rezultat i sulmit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar tretman mjekësor.
<
Pas vendimit të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti aktualisht është duke u hetuar nga organet kompetente.
Be the first to comment