Livia Brunga ka ndarë detaje nga jeta e saj personale dhe profesionale në një intervistë për emisionin “Top Arena”. Ajo ka diskutuar ndryshimet e jetës pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP” dhe marrëdhëniet me disa personazhe të njohura.
Gjatë bisedës, Livia u shpreh se, megjithëse ka marrë angazhime të reja në televizion, ajo vazhdon të jetë e njëjta. “Livia pas ‘Big Brother’ ka qenë thjesht Livia. Nuk kam ndryshuar. Jam angazhuar më shumë me televizionin, por jam gjithmonë ajo Livia e shoqërisë, e qetë,” tha ajo.
Ajo gjithashtu foli për marrëdhëniet me ish-banorë të tjerë, duke zbuluar se një miqësi e saj është ndërprerë pas përfundimit të spektaklit. “Më vjen keq ta them, por kisha një shoqëri shumë të mirë me Valbonën; aktualisht nuk flasim më. E kam xhan, por nga larg,” shprehur ajo.
Përsa i përket raportit me Rozana Radin, Livia sqaroi se miqësia mes tyre vazhdon të jetë e fortë dhe se nuk ka pasur ndryshime, pavarësisht aludimeve në rrjet. “Miqësia me Rozanën është siç e keni parë në ‘Big Brother’. Kemi një miqësi shumë të ngushtë dhe jam gjithmonë në kontakt me të,” theksoi Livia.
Be the first to comment