Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

“Nuk e harrojmë porosinë tënde…”/ Julian Deda bën dedikimin prekës për babain e ndjerë

"Nuk e harrojmë porosinë tënde...”/ Julian Deda bën dedikimin prekës për babain e ndjerë

Aktori i njohur dhe moderatori i emisionit “Fiks Fare”, Julian Deda, sot kujton me emocione ditëlindjen e babait të tij të ndjerë, Zef Deda. Ai ka ndarë një postim prekës në profilin e tij në “Instagram”, ku ka publikuar një video të babait të tij, duke theksuar se ai sot do të kishte mbushur 76 vjeç.

Në postim, Julian ndan kujtimet e tij për Zefin, duke e përshkruar atë si një njeri të gëzuar, të cilin e ka kujtim çdo ditë. Ai e përshkruan babain e tij si një person që luante me kitarë, këndonte dhe sillte gëzim për të gjithë rreth tij.

Juliani shprehet se i mungon pafund, por pranojnë se fati i ka ndarë, duke bërë që ditëlindjet t’i festojnë veç e veç. Ai përmend edhe amanetin e Zef Deda, që nxit ata të qeshin dhe të gëzojnë.

<

“Ma gëzoftë ditën e lindjes Bosi jem. Sot, në 76-vjetorin tënd, të kujtoj siç të kujtoj çdo ditë. A më mungon? Më mungon pafund. Po çfarë të bëj, fati na detyron që këto ditëlindje t’i festojmë veç e veç, këtu në tokë, e ti atje lart. Se e di, na ke lënë amanet që të qeshim e të gëzojmë, dhe ne nuk ta harrojmë porosinë. Prandaj, gëzoo, gjigand. Je më i miri, Babi. Të dua fort. ❤️”, shkruan Juli krahas videos.

Me këtë rast, kujtojmë se Zef Deda ndërroi jetë në nëntor të vitit 2023.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement