Reperi i njohur dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania 4”, G-Bani, ka shprehur një reagim të fortë në rrjetet sociale ndaj vendimit të qeverisë për të ndarë katër milionë euro nga buxheti i shtetit për koncertin e artistit ndërkombëtar Kanye West në Tiranë.
Në disa postime në Instagram, G-Bani i është drejtuar direkt kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po shpenzon paratë e qytetarëve për t’u justifikuar para ndërkombëtarëve që kanë blerë bileta për koncert. Ai theksoi se, në vend të këtyre shifrave të mëdha për një artist të huaj, Edi Rama nuk ka ofruar asnjë mbështetje për artistët shqiptarë që kanë kontribuar në identitetin e hip-hop-it në vend, duke përmendur figura të njohura si West Side Family, Stine dhe 2Die4.
Pavarësisht kritikave për buxhetin dhe veprimet e qeverisë, ajo që ka tërhequr vëmendjen është se G-Bani nuk ka harruar dinamikan me Gjestin. Edhe pse rrugëtimi i tyre në shtëpinë e famshme ka përfunduar, duket se ironitë vazhdojnë. Reperi e ka përdorur Gjestin si referencë për të bërë krahasime negative, sidomos kur kritikoi mënyrën e komunikimit të kryeministrit.
Në postimet e tij, ai shkruan se nuk arrihet të kuptohet shpesh se çfarë thotë Edi Rama, duke e krahasuar këtë mungesë qartësie me mënyrën e të folurit të Gjestit. Me fjalitë e tij, ai tregon se, pavarësisht temës, Gjestin e konsideron gjithmonë si një shënjestër për t’u ironizuar.
Kjo situatë tregon se mbetjet nga edicioni i katërt i spektaklit vazhdojnë të shkaktojnë përplasje në distancë.
Be the first to comment