Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Novobërdë: Policia gjen veturën e raportuar si të vjedhur, rezulton keqkuptim familjar

Novobërdë: Policia gjen veturën e raportuar si të vjedhur, rezulton keqkuptim familjar

Hetuesit Policorë nga Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Novobërdë kanë zbuluar automjetin e raportuar si të vjedhur më 17 qershor 2026, në fshatin Kufcë e Epërme.

Sipas njoftimit zyrtar, pas veprimeve intensive operative dhe hetimore në terren, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, janë siguruar prova të mjaftueshme që tregojnë se rasti nuk përmbush elementet e veprës penale “Vjedhje e rendë”.

Gjatë verifikimeve dhe intervistave të zhvilluara, është konstatuar se raportimi ka ndodhur për shkak të mungesës së informacionit të plotë nga ankuesja, lidhur me përdorimin e automjetit Audi me targa vendore. Ky automjet ishte përdorur nga një familjar i saj në atë kohë.

Hetimet kanë sqaruar të gjitha rrethanat relevante që kanë çuar në raportimin e rastit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement