Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Njeriu ideal për president”, analizohet gatishmëria e Ramush Haradinajt për të parin e shtetit  

“Njeriu ideal për president”, analizohet gatishmëria e Ramush Haradinajt për të parin e shtetit  

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur gatishmërinë për të kandiduar për president të vendit, nëse një kërkesë e tillë vjen nga tri partitë parlamentare. Ai, i cili ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit dy herë, e ka arsyetuar këtë vendim me interesin e shtetit.

Në një prononcim të së dielës, Haradinaj theksoi se është i gatshëm t’i dalë në ndihmë Kosovës në një periudhë sfidash të rëndësishme politike dhe institucionale. Ai vlerësoi se vendi po përballet me prueba të vështira dhe shprehu dëshirën për të shqyrtuar mundësinë e kandidimit për kreun e shtetit, në rast të një konsensusi politik.

Përsa i përket projektit amerikan për gazin e lëngshëm, Haradinaj u shpreh se Kosova duhet ta mbështesë këtë nismë energjetike.

Ndërkohë, opinionisti Azdren Shala, gjatë emisionit “Kosova Today”, shprehu kënaqësinë nëse Haradinaj do të zgjidhej president. Ai vuri në dukje se përballë shumicës së votave të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend, realizimi i këtij propozimi është i vështirë.

“Haradinaj kërkon mbështetje nga partitë opozitare dhe atë amerikane. Do të isha shumë i lumtur nëse Ramushi do të ishte president, por kemi partinë e parë që kontrollon numrat në Kuvend dhe nuk e lejon”, tha Shala.

Nga ana tjetër, analisti Ardian Gaxherri u shpreh se Haradinaj është njeriu ideal për president të Kosovës. Ai vlerësoi se rezultatet politike në vend tregojnë se asnjëra nga tri forcat e mëdha nuk e pranon kandidaturën e tjetrit, ndërsa Haradinaj është më i vogël politikisht dhe ndihen më pak të rrezikuar nga ai.

Gazetari Shkumbin Kajtazi, gjithashtu në emisionin “Kosova Today”, theksoi se Haradinaj nuk ka nevojë të kërkojë mbështetje nga amerikanët, pasi ai tashmë gëzon pëlqimin e tyre.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement