Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Një pjesë e Evropës ‘digjet’ nga i nxehti, breshëri godet Romën

Një pjesë e Evropës ‘digjet’ nga i nxehti, breshëri godet Romën

Një stuhi e fuqishme breshëri ka goditur Romën të mërkurën. Edhe pse Italia dhe pjesa më e madhe e Evropës po përballen me një valë të fortë të të nxehtit, kryeqyteti italian ka arritur të shmangë deri tani temperaturat ekstreme që kanë prekur shumë vende të tjera.

Temperaturat tipike të qershorit në Romë zakonisht shkojnë rreth 30°C, ndërsa të mërkurën ato arritën deri në 35°C. Ekspertët meteorologjikë theksojnë se nxehtësia e lartë nuk e përjashton mundësinë e breshërit.

Në disa raste, temperaturat e larta krijojnë kushtet atmosferike të nevojshme për zhvillimin e stuhive të forta, të cilat shpesh shoqërohen me breshër, erëra të forta dhe reshje intensive.

Fenomeni i breshërit në Romë ndodh në një kontekst më të gjerë, ku Europa po përjeton kontraste të fuqishme klimaterike. Ndërsa disa vende regjistrojnë temperatura rekord, të tjera përballen me stuhira të papritura, duke ilustruar ndikimin gjithnjë e më të madh të kushteve ekstreme të motit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement