Një ngjarje tragjike ndodhi në autostradën A73, pranë Bambergut në Gjermani, ku një person humbi jetën pasi ra nga një urë.
Pas rënies, disa automjete u përplasën në vendin e aksidentit, sipas raportimeve të mediave gjermane.
Në tri vetura të përfshira në këtë incident, shtatë persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë dërguar menjëherë në spital.
Personi që ra nga ura pësoi lëndime fatale dhe ndërruan jetë në vendin e ngjarjes.
Policia ende nuk ka ofruar të dhëna për mënyrën se si ndodhi rënia, as për identitetin e viktimës.
Autostrada në drejtim të Nurembergut u mbyll për disa orë, ndërsa dëmet materiale janë vlerësuar rreth 80 mijë euro.
Hetimet për zbardhjen e rastit vazhdojnë.



















You must be logged in to post a comment Login