Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Një person bie nga shtylla elektrike në Klinë, dërgohet në spital

Një person bie nga shtylla elektrike në Klinë, dërgohet në spital

Një person ka pësuar lëndime trupore, pasi dyshohet se ka rënë nga një shtyllë elektrike. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:40 në Klinë.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova, konfirmoi për Klankosova.tv se Policia është njoftuar fillimisht nga Qendra e Kujdesit Shëndetësor Familjar në Klinë për një person të lënduar.

“Policia është njoftuar sot rreth orës 13:40 se një person është i lënduar. Menjëherë kemi dalë në vendngjarje,” deklaroi Rugova.

Në vendin e ngjarjes, u konstatua se personi i lënduar kishte rënë nga një shtyllë elektrike.

“Atje është kuptuar se personi i lënduar ka rënë nga shtylla elektrike,” shtoi ai.

Rugova bëri të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.

“I njëjti është dërguar për tretman mjekësor,” tha ai për Klankosova.tv.

Sipas Policisë, rasti është duke u hetuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement