Sot, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, gazetarët Miftar Zejnullahu, Agon Rexhepi dhe Elton Tozaj diskutuan zhvillimet e fundit në botën e showbizzit.
Një nga temat kryesore ishte ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Edona James, e cila kohët e fundit nuk ka qenë shumë e pranishme në media. Gazetari Elton Tozaj shprehu dëshirën për ta njohur personalisht Edonën, duke e cilësuar si një nga personazhet më të spikatura të këtij edicioni.
“Tozaj theksoi: ‘Shpresoj shumë ta takoj. Kam pasur kontakte me shumë nga personazhet, por me Edonën ende nuk kam pasur mundësinë ta njoh. Do të ishte kënaqësi ta takoj, sepse për mua ajo është një nga personazhet më të goditura në Big Brother VIP Kosova’”.
Nga ana e tij, Miftar Zejnullahu vuri në dukje se shumë ish-banorë të formateve të tilla kanë vështirësi në menaxhimin e famës pas përfundimit të spektaklit. Ai theksoi se Edona gjithashtu nuk e ka menaxhuar mirë këtë aspekt.
“Sa herë që flasim për ish-banorët e Big Brotherit, është e qartë se shumica nuk dinë ta mbajnë famën që u jep ky format. Edona James është një rast konkret; ajo mund të kishte bërë shumë më tepër, duke marrë parasysh dashurinë që ka marrë nga publiku,” deklaroi Zejnullahu.
Agon Rexhepi kujtoi se komentet për personazhet e Big Brother lidhen kryesisht me paraqitjen e tyre në format dhe jo domosdoshmërisht me jetën e tyre private.
“Kur i komentojmë, i komentojmë si personazhe ose lojtarë brenda atij formati. Ne nuk i njohim si njerëz në jetën reale,” tha Rexhepi.



















You must be logged in to post a comment Login