Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Një muaj paraburgim personin që dyshohet se posedonte mbi një kilogram marihuanë në Brezovicë

Një muaj paraburgim personin që dyshohet se posedonte mbi një kilogram marihuanë në Brezovicë

Gjykata Themelore në Ferizaj ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin N.B., i dyshuar për posedim dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 19 gusht 2026, rreth orës 23:30, në Brezovicë të Shtërpcës. Policia është njoftuar nga qytetarët për praninë e një substance të dyshuar narkotike, të llojit marihuanë, në një vilë të pabanuar.

Pasi ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ekipi policor ka vërejtur një person që po ikte në drejtim të malit. Pas një ndjekjeje, ata kanë arritur të ndalin të pandehurin N.B., i cili ishte duke lëvizur me një skuter “NAS”.

Gjatë kontrollit, është gjetur dhe sekuestruar nga N.B. një sasi e dyshuar narkotike, si dhe dy peshore digjitale. Gjithashtu, është kontrolluar edhe vila e një familjari të tij, ku është gjetur një sasi tjetër e marihuanës.

Në total, janë sekuestruar 1.063 gramë substance e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, të ndara në disa qese. Po ashtu, janë marrë në dorëzim një çantë e zezë, dy peshore digjitale dhe një thikë metalike, për të cilat ka dyshime se ishin të destinuara për përgatitjen dhe ndarjen e substancës narkotike me qëllim shitjen.

Pas shqyrtimit të kërkesës së prokurorit dhe dokumenteve të lëndës, gjykatësi Ilir Bytyqi ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale dhe ka caktuar masën e paraburgimit për N.B. me një muaj.

Palët kanë të drejtë të bëjnë ankesë kundër këtij aktvendimi, por ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e tij.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement