Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Një javë me 48 aksidente në Ferizaj, Policia pezullon 23 patentë shoferë

Një javë me 48 aksidente në Ferizaj, Policia pezullon 23 patentë shoferë

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1,517 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut. Po ashtu, janë pezulluar 23 patentë shoferë, si pjesë e aktiviteteve për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Nga data 13 deri më 19 korrik 2026, në rajonin e Ferizajt janë regjistruar gjithsej 48 aksidente. Prej tyre, 14 aksidente kanë rezultuar me lëndime, ku 22 persona kanë pësuar dëmtime, ndërsa 34 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia Rajonale e Ferizajt thekson se do të vazhdojë me aktivitete të intensifikuara për parandalimin e aksidenteve. Ajo apelon te të gjithë shoferët që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Gjithashtu, policia i fton qytetarët të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo rast të shkeljes së ligjit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement