Connect with us

Hi, what are you looking for?

Një gjest heroik, aktori dhuron një veshkë dhe shpëton shtatë jetë

ShowBiz

Një gjest heroik, aktori dhuron një veshkë dhe shpëton shtatë jetë

Aktori Belmont Cameli, i njohur për rolin e tij në serialin “Off Campus” të Prime Video, ka treguar se heroizmi nuk është i kufizuar vetëm në ekran. Me vendimin e tij për të dhuruar një veshkë, ai nisi një zinxhir transplantimesh që shpëtoi jetën e shtatë personave.

Ngjarjet filluan në vitin 2018, kur Cameli u informua se shoku i tij i fëmijërisht, Brendan Flaherty, kishte nevojë urgjente për një veshkë të re. Pavarësisht se ai nuk ishte një dhurues i përshtatshëm, aktori nuk heq dorë nga dëshira për të ndihmuar dhe pranoi të merrte pjesë në një shkëmbim organesh.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Flaherty kishte kaluar gjashtë vjet në gjendje kritike për shkak të dështimit të veshkave dhe mbijetonte me dializë të përditshme. Cameli shpërndau informacione mbi situatën e rëndë në mediat sociale, duke përfshirë statistika shqetësuese rreth sëmundjes.

Ai theksoi se çdo ditë, 20 njerëz vdesin duke pritur për një transplant veshke, dhe pacientët përballen me një pritje të gjatë për të marrë organin e nevojshëm. Kur mjekët përcaktuan se ai nuk mund t’i dhuronte veshkën mikut të tij, ata sugjeruan që Cameli të bashkohej me një program ndërmjetësimi për transplantet.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Veshka e tij iu dha Clotilda Ruiz, e cila gjithashtu kishte një vajzë që nuk mund të ndihmonte. Zinxhiri i transplantimeve u vazhdua deri sa Flaherty mori një organ të përshtatshëm nga një dhurues i panjohur. Në këtë proces morën pjesë gjithsej 14 persona, duke rezultuar në shtatë transplante të suksesshme.

Cameli, tani 28 vjeç, kujton se ky proces i dha një mundësi të re për jetën e atyre shtatë pacientëve. Ai theksoi se shumica e njerëzve kanë dy veshka të shëndetshme, ndërsa shumë të tjerë luftojnë për të mbijetuar me një të sëmurë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Megjithëse nuk mundi të ndihmonte drejtpërdrejt mikun e tij, ai shprehu kënaqësinë për rezultatin. Pas një pritjeje të gjatë, Brendan përfundimisht mori organin e nevojshëm, ndërsa Clotilda do të ketë një fillim të ri në jetë me veshkën e re.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement