Në një intervistë ekskluzive për Prive në Klankosova, këngëtari i njohur MAJK ka ndarë detaje nga albumi i tij të sapo publikuar, me titullin “Qielli o Kufi”.
Ai e shpjegoi titullin, duke thënë se ai simbolizon ndjenjën e pakufizuar: “Qielli o kufi, më së pari do të thotë se nuk ka kufi; domethënë, më lart s’ka më. Kështu e kam emëruar albumin, duke u bazuar në një këngë me të njëjtin titull.”
MAJK gjithashtu theksoi se pjesa e parë e albumit përmban shtatë këngë, ndërsa pjesa e dytë do të ketë 9 deri në 10 këngë. Ai njoftoi se publikimi i pjesës së dytë është planifikuar për muajin shtator.
Për më shumë detaje nga intervista, ndiqni videon më poshtë.
Be the first to comment