Komuna e Prishtinës ka nisur procesin e rrënimit të një shtëpie të ndodhur pranë Rrugës A, e cila u shemb si pasojë e punimeve në këtë segment.
Ky rast ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, pasi pronari ka refuzuar të lirojë shtëpinë, ndërkohë që komuna, e udhëhequr nga Përparim Rama, ka insistuar në rrënimin e saj.
Sipas Ramës, shtëpia ishte ndërtuar pa leje dhe në pronë komunale. Ai theksoi gjithashtu se pronari ishte informuar më herët për rrezikun e shembjes.
Për të mbështetur familjen e prekur, Rama deklaroi se komuna paguan qiranë për ta, pasi anëtarët e saj ishin larguar nga shtëpia për shkak të punimeve në zgjerimin e Rrugës A.



















You must be logged in to post a comment Login