Në Kramovik të Rahovecit ishte e planifikuar ceremonia e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e parkut solar me kapacitet prej 105 megavatësh. Megjithatë, aktiviteti ende nuk kishte filluar në orën 15:00.
Gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami, raportoi se në ceremoni ishin të pranishëm ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe kryeministri Albin Kurti, i cili kishte arritur me vonesë.
Sipas saj, parku solar do të zgjerohet në një sipërfaqe prej mbi 100 hektarësh, me planin për vendosjen e mbi 200 mijë paneleve solare.
Be the first to comment