Pas kampit të gjeneratës 2010, sot në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali ka nisur grumbullimi i 46 futbollistëve nga diaspora. Ky grumbullim është pjesë e projektit të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili synon identifikimin dhe vlerësimin e talenteve.
Gjatë tri ditëve të ardhshme, përzgjedhësi Arbnor Morina dhe stafi i tij do të vëzhgojnë nga afër aftësitë e secilit futbollist. Qëllimi është që talentet më premtuese të bëhen pjesë e Kombëtares U17, e cila vitin e ardhshëm do të nisë ciklin kualifikues.



















You must be logged in to post a comment Login