Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e raporton si vdekje natyrale

Një ngjarje e rëndë kriminale është zbardhur nga Policia e Lezhës në fshatin Fushë Mamurras, në Kurbin. Një grua 85-vjeçare, D.H., dyshohet se është vrarë nga vajza e saj, 57-vjeçarja V.Sh.

Hetimet kanë zbuluar se D.H. ka humbur jetën më 30 prill 2026, për pasojë të goditjeve me thikë. Fillimisht, rasti është raportuar si vdekje natyrale dhe për këtë arsye nuk është njoftuar Policia.

Nga veprimet hetimore, autorja e dyshuar është vajza e viktimës, V.Sh., e cila jetonte me të ndjerën dhe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Policia e Lezhës ka ndaluar 57-vjeçaren, e cila akuzohet për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Si provë materiale, është sekuestruar thika, së bashku me prova të tjera që lidhen me ngjarjen. Po ashtu, materialet procedurale janë referuar për shtetasen A.Ll, mjeke, e cila është akuzuar për “Shpërdorim detyre”. Ajo dyshohet se ka plotësuar aktin e vdekjes duke e cilësuar si natyrale, pa njoftuar organet e rendit.

Hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement