Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ngjarje e rëndë në Durrës, mbytet në det një 11-vjeçar

Ngjarje e rëndë në Durrës, mbytet në det një 11-vjeçar

Paraditen e kësaj të diele, një fëmijë 11-vjeçar dyshohet se është mbytur aksidentalisht në Durrës, gjatë një aktiviteti në det.

Pas ngjarjes, shërbimet përkatëse janë njoftuar menjëherë. Grupi hetimor ka filluar procesin e sqarimit dhe dokumentimit të rrethanave që kanë çuar në këtë tragjedi.

Autoritetet vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të mbytjes. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35 në lagjen nr. 13, ndërsa fëmija, banues në Tiranë, po lahej në det kur ndodhi incidenti.

Policia shqiptare ka njoftuar se grupi hetimor është angazhuar për të sqaruar të gjitha detajet e ngjarjes dhe për të identifikuar shkaqet e mbytjes.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement