Një nga yjet më të njohura të muzikës pop, Katy Perry, ka konfirmuar ardhjen e saj në Kosovë më 31 korrik. Ajo do të performojë në Sunny Hill Festival, festivalin më të madh muzikor në vend, ku do të jetë emri kryesor i natës hapëse.
Njoftimi për performancën e saj është pritur me entuziazëm të madh nga publiku, dhe fansat po i presin me padurim për të parë nga afër artisten dhe për të dëgjuar hitet që e kanë bërë atë një nga artistet më të suksesshme të kohës sonë.
Katy Perry ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme, me këngë që kanë grumbulluar miliarda shikime në YouTube dhe transmetime në platformat muzikore të gjithë botës. Disa nga hitet më të njohura të saj përfshijnë “Firework”, “Roar”, “Dark Horse”, “California Gurls”, dhe “Teenage Dream”.
Performanca e saj në Sunny Hill Festival pritet të jetë një ngjarje e paharrueshme, duke e konsoliduar më tej statusin e saj si një nga këngëtaret më të rëndësishme të muzikës pop.
Përveç muzikës, Katy Perry tërhoqi vëmendjen e mediave vitin e kaluar me pjesëmarrjen në një fluturim hapësinor të organizuar nga kompania e Jeff Bezos. Udhëtimi zgjati rreth 10 minuta dhe u bë viral në rrjetet sociale.
Pas këtij aventurës emocionuese, ajo është gati për një tjetër përvojë të veçantë në Prishtinë dhe pritet të sjellë një spektakël unik për publikun kosovar.
Sunny Hill Festival do të zhvillohet në Prishtinë nga 31 korriku deri më 2 gusht, dhe performanca e Katy Perry do të jetë një nga atraksionet kryesore të këtij edicioni.
Be the first to comment