Ceremonia e mbylljes së Kupës së Botës 2026 po afron, duke sjellë me vete një ngjarje spektakolare. Në këtë event prijës, janë parashikuar të marrin pjesë disa nga artitët më të njohur të skenës ndërkombëtare.
Një nga yjet e shfaqjes do të jetë artistja e njohur italiane, Laura Pausini. Ajo do të performojë 90 minuta para fillimit të sfidës, së bashku me Nicole Scherzinger dhe Robbie Williams, figura të tjera të mëdha të muzikës.
Ceremonia e mbylljes do të përfshijë gjithashtu aktorin e njohur hollivudian Tom Cruise. Në skenë, artistët do të interpretojnë “Desire”, himnin zyrtar të këtij kompeticioni.
Ceremonia, e organizuar në bashkëpunim me Balich Wonder Studio, do të festojë pasionin, emocionin dhe shpirtin global që kanë përkufizuar edicionin e 23 të Kupës së Botës, i zgjeruar këtë herë me 48 skuadra.



















You must be logged in to post a comment Login