Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Nga ministre kah fundi i listës: Rozeta Hajdari ndëshkohet me vota, mbetet jashtë Kuvendit

Nga ministre kah fundi i listës: Rozeta Hajdari ndëshkohet me vota, mbetet jashtë Kuvendit

Ish-ministrja Rozeta Hajdari, e akuzuar në rastin e Albin Kurtit, duket se është ndëshkuar nga votuesit. Ajo ka marrë 8,500 vota më pak krahasuar me zgjedhjet e fundit, duke mos arritur të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Sipas rezultateve të përmbledhura nga numërimi i votave, Hajdari renditet e 74-ta. Kandidatja e Vetëvendosjes, e cila kishte në pranga një aktakuzë për skandalin me rezervat shtetërore, ka marrë 11,937 vota, ndryshe nga 28 dhjetori kur mori 20,479 vota.

Përveç akuzave nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, të cilat janë konfirmuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Hajdarit i janë bërë publike edhe bisedat nga grupi i Whatsapp-it me të akuzuarit e tjerë në këtë rast.

<

Nga lista e emrave që do të jenë në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, mungojnë gjithashtu dhe ish-deputetë të tjerë të partisë, përfshirë Fatos Gecin, Naim Bardiqin dhe Bylbyl Sokolin. Megjithatë, ndonjëri prej tyre mund të rikthehet nëse VV arrin të formojë Qeverinë, duke zëvendësuar emrat që do të marrin poste në kabinetin qeveritar me kandidatët në radhë.

Me përfundimin e numërimit të mbi 97 për qind të votave, procesi po shkon drejt fundit dhe tashmë është e qartë se sa mandate ka siguruar secila parti politike. Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë 53 ulëse, përkatësisht 47.15 për qind të votave.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement