Kur kanë mbetur vetëm pesë ditë deri në fillimin e presidencës irlandeze në Këshillin e Bashkimit Evropian, zyrtarët irlandezë kanë komentuar në lidhje me Kosovën.
Në një përgjigje për Klan Kosova, ata theksojnë se Republika e Kosovës, e cila ende nuk ka statusin e vendit kandidat, është pjesë e agjendës së tyre për zgjerimin e Bashkimit.
Qasja e Irlandës ndaj këtij procesi, që për momentin përfshin 27 vende anëtare, pasqyrohet në programin e politikave që do të ndjekë Dublini gjatë kryesimit të BE-së nga 1 korriku deri më 31 dhjetor.
Në këtë agjendë, e cilësuar si ambicioze, përmenden në veçanti edhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përkatësisht Shqipëria dhe Mali i Zi.
Zgjerimi konsiderohet si një investim strategjik në paqen, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian, dhe presidenca irlandeze sjell shpresë për këtë qëllim.
Në vitin 2004, kur Irlanda kreu këtë rol, ndodhi një nga zgjerimet më të mëdha, ku tetë vende u bënë anëtare të reja të Bashkimit Evropian.
Aktualisht, presidencën e bllokut evropian e mban Qipro nga 1 janari deri më 30 qershor. Ky vend, së bashku me Spanjën, Greqinë, Sllovakinë dhe Rumaninë, përbëjnë pesëshen e vendeve që nuk e kanë njohur ende Kosovës.
Kjo llogaritet si një nga arsyet kryesore përse blloku evropian ende nuk ka avancuar në dhënien e statusit kandidat për shtetin kosovar.



















You must be logged in to post a comment Login