Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Nga Dhurata Dora te Buta – artistët shqiptarë që do të pushtojnë Sunny Hill Festival 2026

Nga Dhurata Dora te Buta – artistët shqiptarë që do të pushtojnë Sunny Hill Festival 2026

Sunny Hill Festival do të sjellë sërish një fokus të veçantë në skenën shqiptare, duke ofruar një lineup të pasur me artistë të njohur si dhe emra të rinj. Këta artistë do të performojnë për publikun në Prishtinë, duke kontribuar në zhvillimin e muzikës vendore.

Mes emrave të njohur që do të përformojnë janë Dhurata Dora, Ledri Vula, Lumi B, Lyrical Son, MC Kresha dhe Buta. Këta artistë kanë luajtur një rol të madh në rritjen e skenës pop dhe hip-hop shqiptare, duke sjellë hite të shumta dhe duke krijuar një bazë të madhe fansash në vend dhe jashtë tij.

Pjesë e festivalit do të jenë edhe artistë si Eko, Sahati dhe grupi legjendar “Asgjë Sikur Dielli”, të cilët do të kontribuojnë me stile të ndryshme muzikore dhe do të shtojnë një dimension tjetër në programin e festivalit.

<

Sunny Hill Festival gjithashtu do të ofrojë një mundësi për publikun që të zbulojë dhe mbështesë talente të reja në skenën shqiptare. Artistë si Bana Zahiti, Erëza Çerkini, La Fazani, Rreze, Sytë, Anitë, Art Haliti, Jolle, Ilo, Caboo dhe Uran B do të sjellin energji të re në muzikën moderne shqiptare.

Një nga emrat që ka tërhequr vëmendje është Gjin Lipa, vëllai i superyllit ndërkombëtar Dua Lipa, që do të performojë në ‘C4 Stage’. Prania e tij në festival shton më shumë interes për skenën e artistëve dhe krijuesve të rinj shqiptarë.

Me këtë përzgjedhje artistësh, Sunny Hill Festival ka si synim të pasqyrojë larminë e muzikës shqiptare, duke bashkuar emra të afirmuar dhe talente të reja. Festivali vazhdon të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në rajon, promovuar kulturën dhe artistët shqiptarë në një skenë ndërkombëtare.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement