Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka ndarë një zbulim tërheqës gjatë një interviste në emisionin “Top Arena”. Ajo diskutojë disa nga mesazhet më të papritura që ka marrë në rrjetet sociale.
Gjatë bisedës me moderatorin Mateo Borrin, Armela përmendi një episod interesant nga e kaluara. Sipas saj, ajo kishte marrë një mesazh nga ylli brazilian i futbollit, Neymar, në kohën kur ai ishte pjesë e Paris Saint-Germain. “Para shumë vitesh më ka shkruar Neymar. E kam ende në telefon,” tha ajo, duke shtuar se ai e kishte ftuar për t’u takuar në Paris.
Deklarata e saj ka surprizuar shumë të pranishëm në studio. Intervista vazhdoi me pyetje të tjera rreth futbollit dhe lojtarëve të saj të preferuar.
Në një moment tjetër, Armela u pyet për futbollistët që i duken më tërheqës. Ajo theksoi se së fundmi, arbitrat më shumë i tërheqin sesa vetë lojtarët, duke përmendur arbitrin slloven Slavko Vinčić.
Gjatë një loje me zgjedhje të shpejta, Armela u kërkua të zgjidhte një futbollist për martesë, një për darkë dhe një për bllokim. Ajo zgjodhi Cristiano Ronaldon si “husband material” për martesë, do të dilte për darkë me Michael Olise, ndërsa Neymarin do ta bllokonte.
Për fund, ajo zbuloi se ka marrë mesazhe nga futbollistë të tjerë gjatë viteve, disa prej të cilëve kanë qenë në marrëdhënie, por zgjodhi të mos i përmendë emrat e tyre.
















You must be logged in to post a comment Login