Pak minuta pas largimit të Volodymyr Zelensky, Benjamin Netanyahu mbërriti në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me Donald Trump.
Ky takim shënon herën e parë që Netanyahu dhe Trump takohen që pas fillimit të veprimeve ushtarake ndaj Iranit në muajin shkurt. Sipas SkyNews, biseda mes tyre do të fokusohet në një çështje të tensionuar.
Të dy liderët janë në një pozicion të vështirë, pasi kanë hapur një front lufte por nuk arrijnë të bien dakord për strategjinë e ardhshme.
Netanyahu shpreh dëshirën për të ndërmarrë veprime ushtarake, por kjo çështje përbën një sfidë për presidentin amerikan, i cili dëshiron të largohet nga angazhimet ushtarake.



















You must be logged in to post a comment Login