Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka njoftuar se forcat izraelite kanë shkatërruar atë që ai e quan “boshti terrorist i Iranit”.
Në një deklaratë, ai theksoi se janë neutralizuar më shumë se 90 për qind e 150,000 raketave që Hezbollahu kishte mobilizuar kundër Izraelit, sipas raporteve të Sky News.
Netanyahu gjithashtu theksoi se trupat izraelite do të mbeten në Gaza, Siri dhe Liban, për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
“Ne krijuam një zonë sigurie në Gaza, një tjetër në Siri dhe një në Liban, dhe do t’i mbajmë ato për të mbrojtur popullin tonë,” deklaroi ai.



















You must be logged in to post a comment Login