Nesër do të vazhdojnë kërkimet për 78-vjeçarin, Xhafer Raqi, i cili është shpallur i zhdukur nga familja që në fillim të muajit korrik.
Sipas burimeve nga gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj, kërkimet do të realizohen me kërkesë të Policisë së Kosovës.
Pjesë e operacionit do të jenë gjithashtu anëtarët e ekipeve të kërkim-shpëtimit.
<
Ndërkohë, familjarët e tij bëjnë thirrje për ndihmë qytetarëve në gjetjen e të moshuarit, i cili vuan nga demenca.
Të gjithë ata që kanë informacione në lidhje me 78-vjeçarin ftohen të lajmërohen në numrin e telefonit:
+383 44 737 900
Be the first to comment