Takimi në mes të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të zhvillohet nesër në orën 18:00.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar për Klan Kosova se takimi do të mbahet në ambientet e Kuvendit.
Ky takim organizohet pas dërgimit të ftesave nga Kurti për partite politike, të cilat pasuan certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Be the first to comment