Xhuli, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, po shijon çdo moment të shtatzënisë së saj dhe ndan me ndjekësit momentet më spontane nga jeta e përditshme. Së fundmi, ajo ka zbuluar një prej dëshirave të saj që e shoqërojnë çdo mbrëmje.
Në një video të publikuar në Instastory, e veshur me robdishamber dhe nga kuzhina e saj, Xhuli ka treguar se është fiksuar pas trangujve turshi. Ajo e ka shprehur këtë me humor, duke thënë: “Problemi jem çdo mbrëmje që po e ha, definitivisht u kënaqa.”
Xhuli tha se këtë kavanoz me turshi e kishte provuar fillimisht te një shoqe, ndërsa nëna e saj ia kishte përgatitur dhe dhuruar për t’ia plotësuar nepsin e shtatzënisë.
Be the first to comment